Aktualitet

Gjykata e Apelit e dënoi me 18 vite burg, Gjykata e Lartë nuk pranon ankimin e Laert Haxhisë

Avokati i tij Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

20 Shtator 2023, 11:52 Nga A.B
Gjykata e Apelit e dënoi me 18 vite burg, Gjykata e Lartë nuk pranon
Laert Haxhia

TIRANË- Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut.

Ai kërkonte ndryshonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg. Avokati i tij Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.

Masakra e Lushnjës:

Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar 31-vjeçarin me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me Orges Bilbilin ekzekutuan me breshëri plumbash Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi në një lokal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se objektiv ishte Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares, por ky i fundit i shpëtoi atentatit.

Orges Bilbili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Lushnjes./Dosja.al

laert haxhia

Sondazh

Poll