Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, u kapën me armë, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit (EMRAT)

Të arrestuarit dyshohen se janë anëtarë të një grupi kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

20 Shtator 2023, 10:53 Nga A.B
Aksioni i RENEA-s në Vlorë, u kapën me armë, Gjykata lë
Policia

VLORË- Gjykata e Vlorë ka lënë në burg 6 persona që u arrestuan pak ditë më parë brenda një lokali.

Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj do të qëndrojnë në burg pa afat. Katër të tjerët Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj nga 45 ditë secili. 

Vendimi i gjykatës

1- Satilno Basho ‘arrest me burg’ akuzohet për "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”

2- Mariglen Aliaj,”arrest me burg”, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”

3- Bruno Shehi, “arrest me burg” me afat 45 ditor, , akuzohet për “Moskallëzim i krimit”

4- Kevin Metaj,”arrest me burg” me afat 45 ditor, i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Moskallezimi i krimit”

5- Mehmet Hoxha, i akuzuar për “Moskallëzim i krimit”, masa  "arrest me burg", me afat 45 ditor, 

6- Beraldo Xhindi, i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Moskallezimi i krimit”, masa e sigurimit  "arrest me burg", me afat 45 ditor

Të arrestuarit dyshohen se janë anëtarë të një grupi kriminal si dhe dyshohej se po përgatisnin një vrasje. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Santilno Basho është vëllai i ‘Tesi Bashos’ një eksponent i njohur i krimit i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje./Dosja.al

vlore santilo basho

Sondazh

Poll