Sport

Bayerni, "një provë zjarrri" për Manchester United në krizë…

Ka një ndeshje të madhe sonte në Munich. Bavarezët, në orën 21:00, në “Allianz Arena”, do të përballen me “Djajtë e Kuq”

20 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA
Bayerni, "një provë zjarrri" për Manchester United

GJERMANI - Ka një ndeshje të madhe në Munich sonte me Bayernin që pret Manchester United.  Klubi anglez vjen në një klimë tensioni pas një fillimi të pajustifikuar në Premier League (i 13-ti, me 6 pikë në 5 raunde), ndërkohë që edhe rekordi në Bavari nuk është inkurajues: në pesë vizita ka humbur tre dhe barazuan dy. 

Mes dëmtimeve dhe ndëshkimeve të brendshme, Erik ten Haag është pa 12 lojtarë dhe rrëfen zhgënjimin e tij. "Unë mezi kam qenë në gjendje të përdor 11-shen tonë më të forte, që kur erdha sezonin e kaluar. Por ne duhet të merremi me faktet. Detyra jonë është të zgjedhim më të mirët që janë në dispozicion dhe të marrim rezultate."

Te Bayern, Harry Kane është sulmuesi i skuadrës dhe nuk i shpëton pyetjes për negociatat e supozuara me United në verë. “E di që ka pasur bisedime me disa klube, por Bayerni ishte skuadra që më emocionoi më shumë që në fillim”,- thotë anglezi, i cili ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll