Aktualitet

"Ekonomia"/ Ligji për lojërat e fatit, ish-kreu i Shoqatës së Basteve: Ligji ka problematika, pengon turistët të luajnë

Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri

20 Shtator 2023, 09:38 Nga A.B
"Ekonomia"/ Ligji për lojërat e fatit, ish-kreu i
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri.

Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’- tha Shyti.

'Duhet një situatë win-win për të gjitha palët, për shtetin dhe për individët'- shtoi në fund ai./Dosja.al

artan shyti lojerat e fatit

Sondazh

Poll