Aktualitet

Vodhën një shumë parash në një banesë, arrestohen 2 persona në Fier (EMRAT)

Në pranga janë vënë shtetasit Marjus Filipi, 39 vjeç dhe Erion Qorri, 42 vjeç.

20 Shtator 2023, 10:11 Nga r.ll
Vodhën një shumë parash në një banesë, arrestohen
foto ilustruese

FIER- Policia ka arrestuar dy persona në Fier, pasi kishin vjedhur një shumë parash në një banesë. Në pranga janë vënë shtetasit Marjus Filipi, 39 vjeç dhe Erion Qorri, 42 vjeç.

Policia po heton nëse këto persona kanë kryer edhe vjedhje të tjera më parë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve M. F., 39 vjeç dhe E. Q., 42 vjeç, të dy banues në Fier.
Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

marjus filipi erion qorri

Sondazh

Poll