Aktualitet

U përfshi në aksidentin në Kurbin, 33-vjeçarja vdes gjatë rrugës për në spital

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

20 Shtator 2023, 09:24 Nga A.B
U përfshi në aksidentin në Kurbin, 33-vjeçarja vdes
Ambulance

KURBIN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç. Gruaja me inicialet M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident ne kurbin aksident

Sondazh

Poll