Sport

Newcastle thyen rregullat e UEFA-s, zbret me vonesë në Milano!...

Rregullat e garës përcaktojnë, që klubet duhet të mbajnë konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet orës 12:00 dhe 20:00 me orën lokale.

19 Shtator 2023, 12:30 Nga DOSJA
Newcastle thyen rregullat e UEFA-s, zbret me vonesë në Milano!...

ITALI - 'Miliarderët' e Newcastle United i shkelën rregullat e UEFA-s, duke zbritur vonë në Milano për shkak të kushteve të këqija të motit në qytetin italian. 

Rregullat e garës përcaktojnë që klubet duhet ta mbajnë konferencën për shtyp para ndeshjes, ndërmjet orës 12:00 dhe 20:00 me orën lokale, por Magpies nuk mund të përshtateshin me këtë, sepse fluturimi i tyre për në Milano ishte vonuar për shkak të stuhive në qytet italian.

Konferenca për shtyp e trajnerit të Newcastle, Eddie Howe, filloi në orën 21:00 me kohën lokale. "Është pjesë e kësaj pune. Nuk është diçka shumë anormale. Ka qenë një problem me kalimin e kohës, por tashmë kemi qenë në situata të ngjashme.

Është diçka me të cilën jemi mësuar, megjithëse kemi ardhur pak më vonë se sa do të donin lojtarët. Nuk është një problem i madh”,- tha anglezi.

Newcastle do të luajë ndeshjen e parë të Champions League në 20 vjet këtë të martë, kur do të përballet me Milanin në “San Siro” (18:45).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll