Aktualitet

EMRAT/ U përplas nga makina në Pogradec, humb jetën turistja italiane te Trauma, arrestohet drejtuesi i makinës

Ndërkohë që policia ka vënë në pranga drejtuesin e makinës që përplasi motoçikletën e turistes.

19 Shtator 2023, 20:16 Nga I.A
EMRAT/ U përplas nga makina në Pogradec, humb jetën turistja
Spitali i Traumes

TIRANË- Turistja italiane Elena Radaelli që u përplas nga makina ditën e sotme në aksin Lin-Pogradec ka humbur jetën. Mësohet se turistja për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, nuk arriti që të mbijetonte dot. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga drejtuesin e makinës me emrin Artan Bali që përplasi motoçikletën e turistes. Por deri më tani shkaqet e aksidentit, nuk dihen ende. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

aksident ne pogradec artan bali elena radaelli

Sondazh

Poll