Aktualitet

AKSIDENT/ Turistëve u del motorri nga kontrolli në Pogradec, përplasen me një mjet

Aksident në aksin Pogradec-Lin.

19 Shtator 2023, 16:24 Nga h.k
AKSIDENT/ Turistëve u del motorri nga kontrolli në Pogradec,
Foto ilustruese

POGRADEC- Pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin ka ndodhur një aksident. Në aksin Pogradec-Lin një motor i drejtuar nga turistë është përplasur me një mjet.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Sipas raportimeve të fundit bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit. 

Njoftimi i Policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident pogradec policia turistet

Sondazh

Poll