Aktualitet

Studentët e mjekësisë njoftojnë protestën, bojkotojnë kundër ligjit për bllokimin e diplomave

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë publikuar lajmërimin për të zhvilluar protestën e radhës në 2 Tetor për bojkotimin e ligjit që i privon ata për të shkuar jashtë shtetit direkt pas mbarimit të profesionit.

19 Shtator 2023, 19:25 Nga h.k
Studentët e mjekësisë njoftojnë protestën,
Posteri protestes

TIRANË-Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë publikuar lajmërimin për të zhvilluar protestën e radhës në 2 Tetor për bojkotimin e ligjit që i privon ata për të shkuar jashtë shtetit direkt pas mbarimit të profesionit. Sipas deklaratave të tyre gjatë protestive të kaluara, studentët kanë bërë të ditur se do të shkojnë deri në bojkotimin e vitit akademik.

Nëse ligji nuk rrëzohet ata do të vijojnë qendresën e tyre e cila është paralajmëruar në godinën e kuqe pranë Univeristetit të Mjekësisë. Sipas projektligjit, studentët e Mjekësisë të cilët regjistrohen këtë vit, pas përfundimit të studimeve do të duhet të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën.

mjekesia studentet bojkot

Sondazh

Poll