Aktualitet

Gjenden 204 pako kontrabandë në postën private, dy persona në pranga në Tiranë

Policia ka vënë në pranga dy shtetas pasditen e sotme pas një kontrolli në një magazinë në lagjen “5 Maj” në Tiranë.

19 Shtator 2023, 19:25 Nga h.k
Gjenden 204 pako kontrabandë në postën private, dy persona
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka vënë në pranga dy shtetas pasditen e sotme pas një kontrolli në një magazinë në lagjen “5 Maj” në Tiranë. Magazina ishte në pronësi të një poste private, ku në të cilën gjatën kontrollit të policisë janë gjetur 204 pako pa doganë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

policia tirane 5 maj

Sondazh

Poll