Aktualitet

Video-skandali me Safet Gjicin/ Flet Alma Kaçi: Mision ishte demaskimi i një titullari, ai abuzon me zyrën e shtetit

Kaçi kërkon që në këtë episod të mos merren me djalin e saj të mitur, për shkak edhe të paragjykimeve.

19 Shtator 2023, 15:29 Nga I.A

Video-skandali me Safet Gjicin/ Flet Alma Kaçi: Mision ishte demaskimi i

TIRANË- Alma Kaçi dha për herë të parë alibinë e saj për prapaskenat e filmimit të skenave intime në zyrën e Safet Gjicit. Në një intervistë për Oranews, Kaçi tha se qëllimi i saj ishte për të diskretituar një titullar që abuzonte me detyrën. Kaçi kërkon që në këtë episod të mos merren me djalin e saj të mitur, për shkak të paragjykimeve, por të bëjnë drejtësi.

Alma Kaçi: “Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”.

Tregon se tenderi rahabilitimit të qenve ka qënë kamuflim pasi qëllimi i saj ka qënë deskriditimi i zyrtarëve që abuzojën më detyrën.

Alma Kaçi: “Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul. Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla. I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”.

alma kaçi safet gjici

Sondazh

Poll