Aktualitet

Vijojnë kontrollet e RENEA-s dhe FNSH-së në Vlorë, 6 të shoqëruar në komisariat

Po autoritetet policore po vazhdojnë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike në Vlorë

18 Shtator 2023, 21:51 Nga I.A
Vijojnë kontrollet e RENEA-s dhe FNSH-së në Vlorë,  6
Foto ilustruese

VLORË- Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja në Vlorë po vazhdojnë dhe ditën e sotme. Mësohet se nga postoblloqet e ngritura në qytetin bregdetar, janë arrestuar 6 persona. Po autoritetet policore po vazhdojnë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Angazhim maksimal i strukturave të Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale. Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

megaoperacioni tempulli

Sondazh

Poll