Aktualitet

"Guroret po na dëmtojnë banesat", Banorët e 4 fshatrave në Zall Herr në protestë: Na kanë ndotur ujin e pijshëm

Banorët kanë paralajmëruar se në orën 4 të pasdites së sotme do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve. Ato kanë akuzuar qeverinë se janë lënë në harresë pasi nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë.

18 Shtator 2023, 10:23 Nga r.ll
"Guroret po na dëmtojnë banesat", Banorët e 4 fshatrave
foto nga protesta

TIRANË- Banorët e katër fshatrave, pjesë e njësisë administrative të Zall Herrit po protestojnë ditën e sotme kundër guroreve që punojnë në atë zonë. Banorët i akuzojnë këto të fundit se punimet e tyre kanë dëmtuar rrugën dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

 “Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Se ata mund të thonë se nuk jemi vënë në dijeni. Probleme kemi dhe për ujin e pijshëm. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt. Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur.”, është shprehur një prej banorëve.

Banorët kanë paralajmëruar se në orën 4 të pasdites së sotme do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve. Ato kanë akuzuar qeverinë se janë lënë në harresë pasi nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë.

 

zall herr banoret ne proteste

Sondazh

Poll