Aktualitet

Vrau gruan në Përmet/ Autori shtrohet në spital, 82-vjeçari humb vetëdijen: Më dërgoni në shtëpi te gruaja ime

Pasi është përmendur, i moshuari ka shfaqur një sjellje  të pazakontë para bluzave të bardha pasi kërkonte të kthehej në shtëpi për të takuar bashkëshorten. Nuk ka ende një dëshmi të tij për krimin në familje. 

18 Shtator 2023, 09:56 Nga a.l
Vrau gruan në Përmet/ Autori shtrohet në spital,
Policia

PËRMET- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 80-vjeçares Afroviti Peçi nga bashkëshorti i saj, ditën e djeshme në Përmet. Autori, 82-vjeçari Leonidha Peçi pas shoqërimit në polici, mësohet se ka pësuar infarkt dhe është transportuar pranë spitalit rajonal, ku mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Pasi është përmendur, i moshuari ka shfaqur një sjellje  të pazakontë para bluzave të bardha pasi kërkonte të kthehej në shtëpi për të takuar bashkëshorten. Nuk ka ende një dëshmi të tij për krimin në familje. 

Si ndodhi ngjarja? 

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm Leonidha Peçi vrau bashkëshorten e tij, Afroviti Peçi me shkop druri. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur në banesë nga kujdestarja e çiftit.

Nga ekspertiza paraprake, hetuesit zbuluan se 80-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi në trup janë konstatuar shenja dhune. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”. Nuk dihen ende arsyet që çuan në krimin e rëndë, ndërsa pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës dhe autorit.  

 

leonidha peci afroviti peci

Sondazh

Poll