Aktualitet

Drogë dhe arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 68-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë teksa kujdesej për bimët e drogës. 68-vjeçari do të përballet me akuzën për veprat penale.

18 Shtator 2023, 09:56 Nga a.l
Drogë dhe arsenal armësh në shtëpi, arrestohet
Policia

SHKODËR- Gjon Marashi 68 vjeç është arrestuar nga policia në Shkodër pasi është kapur dukekultivuar lëndë narkotike. Sipas policisë, Marashi kishte mbjellë rreth 120 bimë kanabisi, ndërsa në banesë kishte fshehur 1 automatik, 31 kallëpe tritol, 110 metër fitil zjarrpërcjellës si dhe 18 granata.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë teksa kujdesej për bimët e drogës. 68-vjeçari do të përballet me akuzën për veprat penale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

gjon marashi

Sondazh

Poll