Aktualitet

Vrasja e ish-drejtorit të OST-së/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgohet për gjykim vrasësi me pagesë

Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim, të të cilin mbeti i plagosur dhe një person tjetër që në atë momente po pinte kafe me Saimir Jakun

18 Shtator 2023, 09:37 Nga A.B
Vrasja e ish-drejtorit të OST-së/ Prokuroria mbyll hetimet,
Viktima dhe autori

TIRANE- Dorjan Keqi, i arrestuar gati 1 vit më parë si bashkëpuntor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim. Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit, Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim.

SI NDODHI VRASJA E SAIMIR JAKUT?

Ish-drejtori i OST-së për Veriun, Saimir Jaku, u ekzekutua me 9 shtator të vitit 2016-të. Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rrëshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur. Autorët e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorjan Keqi, arritën të largohen me një automjet tip “Benz”, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit./Dosja.al

saimir jaku

Sondazh

Poll