Aktualitet

VIDEO- Aksioni i RENEA-s në Vlorë, policët numërojnë paratë në vendngjarje

Në pranga kanë përfunduar rreth 10 persona, njëri prej të cilëve është Santiljano Basho.

18 Shtator 2023, 08:31 Nga A.B
VIDEO- Aksioni i RENEA-s në Vlorë, policët numërojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Mbrëmjen e kaluar, qyteti bregdetar i Vlorës, u 'blindua' nga forcat RENEA. Aksioni i cili nisi në orët e vona, u përqëndrua në një lokal përgjatë bulevardit. Efektivët e rendit 'pushtuan' lokalin, i cili ishte i mbushur me njerëz. 

Mësohet se janë shoqëruar 10 persona, të cilët dyshohej se zotëronin armë. Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje, të cilat i përkisnin personave që u ndaluan.

Video e siguruar nga 'A2cnn':

Në pranga kanë përfunduar rreth 10 persona, njëri prej të cilëve është Santiljano Basho. Ai është vëllai i Tesilvan Bashos, i njohur si Tesi i Selenicës, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri. Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime.

Personi tjetër i arrestuar është Bruno Shehu dhe të dy këta persona mësohet se kanë qenë me armë. 

/Dosja.al

aksion ne vlore vlore

Sondazh

Poll