Aktualitet

Plagoset shqiptari në Itali, 'mister' si ndodhi ngjarja, policia nis hetimet

Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. 

18 Shtator 2023, 07:29 Nga A.B
Plagoset shqiptari në Itali, 'mister' si ndodhi ngjarja, policia
Policia

ITALI- Një 35-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Strada Nuova, në Codisotto di Luzzara. 

Ka qenë një banor, i cili ka vënë re 35-vjeçarin në nevojë, duke e pritur në shtëpinë e tij dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore. Burri i plagosur në shpatull nga arma dukej në gjendje të dehur nga alkooli. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai u transportua me ambulancën e Kryqit të Kuq në urgjencën e afërt në Suzzara.

Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë./Dosja.al

plagoset shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll