Bota

Moti i keq/ Përmbytjet “pushtojnë” Italinë, vdes një person

22 Tetor 2019, 12:09 Nga DOSJA
Moti i keq/ Përmbytjet “pushtojnë” Italinë, vdes

ITALI– Moti i keq ka përmbytur Italinë dhe situata është bërë tejet kritike. Më kritike situata paraqitet në Piemonte dhe Liguria, ku një shofer 52-vjeçar ka humbur jetën pasi makina e tij u përmbyt nga një vërshim uji për shkak të reshjeve të forta.

52-vjeçari sapo ishte larguar nga aeroporti i Xhenovës dhe po shoqëronte një klient. Ndërkohë të gjithë njerëzit e tjerë në zonën “Alessandria” janë të sigurtë sipas asaj çfarë njoftojnë institucionet. Në Luginën e Formazzës pas një rrëshqitje në tokë në rrugën 659 shtetërore, disa komuna mbetën të izoluara, shkruajnë mediat italiane.

Për shkak të motit të keq ka pasur rrëshqitje dheu në zonën e “Campo Ligure”. Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrëfikës, të cilët depërtuan derën e përparme dhe shpëtuan një familje të përbërë nga nëna, babai, dy fëmijë të vegjël, gjyshen dhe një grua tjetër.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota moti i keq ne itali nje person i vdekur moti i keq ne itali nje person i vdekur

Sondazh

Poll