Sport

VIDEO / Muçi i pandalshëm shënon dhe shpëton Legian nga humbja!

I ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit, topi u ndal në rrjetë, duke kthyer kështu barazpeshën në fushën e lojës. Dhe me shifrat 1-1 u mbyll ky takim

16 Shtator 2023, 22:16 Nga DOSJA
VIDEO / Muçi i pandalshëm shënon dhe shpëton Legian nga

POLONI - Ernest Muçi ka gjetur formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanelën e Legias së Varshavës, me të cilët ka festuar sot golin e tretë në kampionat. Ish-lojtari i Tiranës ka shënjestruar portën me një goditje në kufijtë e zonës në minutën e 69-të.

I ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit, topi u ndal në rrjetë, duke kthyer kështu baraspeshën në fushën e lojës. Dhe me shifrat 1-1 u mbyll ky takim, duke rezultuar vendimtar goli i sulmuesit kuqezi, që i dha një pikë ekipit të tij dhe mbi të gjitha e shpëtoi nga humbja kundër Piast Glivices.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll