Sport

Futbollisti grek Karagunis ka publikuar darkën e tij speciale këtë të shtunë, me legjendën kuqezi Ibrahimovich! – Foto

Dy futbollistët kanë luajtur edhe më parë në derbin e Milanit

16 Shtator 2023, 22:30 Nga DOSJA

Futbollisti grek Karagunis ka publikuar darkën e tij speciale

INTER - Ndeshjet mes Interit dhe Milanit janë ndër derbet më klasike në botën e futbollit. Sytë e të gjithë futbolldashësve janë përqendruar tek ata dhe kanë një domethënie të veçantë për veteranët e dy skuadrave. 

Futbollisti grek Karagunis ka publikuar darkën e tij speciale

Dy prej tyre, greku Giorgos Karagounis i cili në të shkuarën është aktivizuar për Interin dhe sulmuesi legjendarë kuqezi, suedezi Zlatan Ibrahimovic. Ata ishin mbërmjen e sotme në Milano për të parë ndeshjen e mrekullueshme të skuadrave të tyre, që dikur aktivizoheshin. Futbollisti grek ka postuar një rrjetet sociale edhe një foto ku duket se të dy ishin duke darkuar së bashku me sa duket përpara ndeshjes! 

Karagounis ka luajtur 36 ndeshje me Interin, ndërsa Zlatan ka luajtur si për Interin ashtu edhe për Milanin, ku kuqezinjtë janë skuadra e tij e fundit! Kujtojmë se doli në pension duke u tërhequr kështu nga futbolli në moshën 41-vjeçare në vitin 2023. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll