Sport

Tronditje të mëdha për Ten Haag pas humbjes së sotme - "Viva Ronaldo" u brohorit nga tifozët!

Erik Ten Hag nuk i shpëtoi zemërimit të turmës së Manchester United dhe... u kritikua në ndeshjen e Brighton për vendimin e tij për të hequr Hoylund nga ndeshja – Apo deri edhe për Cristiano Ronaldon që u largua për shkak të grindjes së tij me holandezin

16 Shtator 2023, 21:46 Nga DOSJA
Tronditje të mëdha për Ten Haag pas humbjes së sotme -

ANGLI - Gjërat po shkojnë keq e më keq për Manchester United! Nga njëra anë problemet e brendshme që e mundojnë dhe nga ana tjetër rezultatet e fundit negative e kanë bërë të padurueshme atmosferën brenda klubit.

Diçka që e kuptoi shumë mirë edhe Eric Ten Haag, i cili përjetoi zemërimin e turmës në ndeshjen kundër Brighton. Në veçanti, “Old Trafford” e “dënoi” holandezin për vendimin e tij për të hequr Hoylund nga ndeshja për ta zëvendësuar me Martialit, edhe kur “Pulëbardhat” po kryesonin 2-0.

Një vendim që nuk duhej të ndryshonte shumë, pasi skuadra mike shënoi edhe golin e tretë pak më pas për të vulosur rezultatin 3-1.

Tifozët e United nuk u ndalën me kaq pasi në fund të ndeshjes filluan të këndojnë në mënyrë ritmike “Viva Ronaldo”, duke hyjnizuar portugezin që në thelb u përjashtua dimrin e kaluar nga Ten Haag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll