Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Vaun e Dejës, familja me pesë fëmijë ngelin jashtë (Video)

22 Tetor 2019, 16:26 Nga DOSJA
Shkrumbohet banesa në Vaun e Dejës, familja me pesë

VAU I DEJËS– Një banesë është shkrumbuar krejtësisht pas një zjarri që ka rënë brenda saj. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush në Vaun e Dejës.

Banesa është përfshirë nga flakët rreth orës 17:00 të pasdites së sotme dhe fatmirësisht familja Ndoci dhe pesë fëmijët që banonin në këtë shtëpi nuk kanë qenë brenda.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë re flakët dhe aknë lajmëruar shërbimet e zjarrfikëses. Dyshohet se banesa ka marrë flakë për shkak të një shkënbije elektrike. Familja Ndoci e kishte ndërtuar shtëpinë një vit më parë.

Tashmë në kushte mjaft të vështira ekonomike gjenden edhe pa një çsti për të futur kokën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne vaun e dejes vau i dejes digjet shtepia ne vaun e dejes vau i dejes

Sondazh

Poll