Aktualitet

Arrestimi për armë dhe drogë, Shefi i policisë nxjerr bllof mediat: Jam në shtëpi, ju çoj dhe video po të doni

22 Tetor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Arrestimi për armë dhe drogë, Shefi i policisë nxjerr bllof

TIRANË– Shefi i ruajtjes së objekteve të komisariatit nr.1 në Tiranë ka përgënjedhtruar mediat në lidhje me lajmin e publikuar për arrestimin e tij.

Në një prononcim për Dosja.al, Kalaja u shpreh se nuk është e vërtetë që është arrestuar, teksa shprehu bindjen që ndodhej në banesën e tij.

Nuk është e vërtetë. Unë jam në shtëpi, madje po të doni ju dërgoj edhe video,“- u shpreh Kalaja për Dosja.al.

Pasditen e sotme disa media në vend raportuan se pas një operacioni antidrgoë të zhvilluar në Tiranë kishte rënë në pranga, Shefi i ruajtjes së objekteve të komisariatit nr.1 në Tiranë, Dilaver Kalaja.

Sipas raportimeve paraprake thuje se Kalaj ishte kapur me kallashnikov në banesë dhe s’e kishte lidhje me një makinë që ishte kapur me drogë në Kapshticë. Por kjo gjë nuk ka rezultuar e vërtetë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dilaver kalaja dilaver kalaja

Sondazh

Poll