Aktualitet

Shkatërrohet një grup i Camorras në Itali, 17 persona në pranga, lidhjet që kishin me shqiptarët

22 Tetor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Shkatërrohet një grup i Camorras në Itali, 17 persona në

ITALI- Policia italiane ka kryer një operacion me qëllim për të vënë para drejtësisë pjesëtarë të klanit Casalesi në Caserta të Napolit.

Gjatë këtij operacion janë ndaluar 17 persona disa prej të cilëve me precedentë penalë të përsëritur të cilët vepronin në zonën e Trentola Ducenta, San Marcellino dhe Lusciano.

Personat e ndaluar akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, zhvatje, si dhe trafikim armësh e droge.
14 prej tyre u lanë në masën e arrestit me burg ndërsa 3 prej tyre me masën ‘arrest shtëpiak’

Grupi Casalesi vepron si një familje e madhe kriminale.

U zbulua se grupi vepronte me disa napolitanë, por edhe me shqiptarët. Pikërisht me shqiptarët bëhej më shumë trafik armësh dhe droge. Shqiptarët kanë blerë marijuanë dhe armë në zonën e Casertano. Lënda narkotike e kishte origjinën më së shumti nga Shqipëria, ndërsa çoheshin në Itali me anë të porteve. Tre anëtarë të grupit përfunduan në burg për armë dhe trafik droge dhe për drejtimin e një rrjeti prostitucioni në kufi mes Casertas dhe Napolit. Dy anëtarë italianë të grupit, Diana e Kantoni mbanin kontakte me shqiptarët Një nga italianët përpos se merrej me aktivitete të tjera të paligjshme, kishte edhe një pikë bastesh.

vijon..

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 17 te arrestuar grupi i camorras itali 17 te arrestuar grupi i camorras itali

Sondazh

Poll