Sport

Skena të dhunshme/ Shkopinj dhe flakadanë në Greqi, tifozët e Olimpiakosit gjakosin ata të Bajernit (FOTO + VIDEO)

22 Tetor 2019, 17:46 Nga DOSJA
Skena të dhunshme/ Shkopinj dhe flakadanë në Greqi, tifozët

GREQI- Ndeshja e të rinjve të mes Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut që u luajt në Athinë është shoqëruar me incidente të dhunshme.

Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bajernit, edhe me flakadanë.

Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë. Pamjet që shfaqin mediet greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bajernit, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira. Ndërkohë, pamjet e mëposhtme janë vërtetë të frikshme.

Marrë nga Panoramasport.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadium greqi ndeshja olimpiakos-bayern mynih dhuna ne stadium greqi ndeshja olimpiakos-bayern mynih

Sondazh

Poll