Sport

Politikanët si tifozë të flaktë! ‘Mallkimi’ i opozitës me Holandën, socialistët të apasionuar pas Gjermanisë, më i

20 Tetor 2019, 10:10 Nga DOSJA
Politikanët si tifozë të flaktë! ‘Mallkimi’ i

TIRANË– Futbolli është padyshim një nga llojet e sporteve më të ndjekura dhe më ta dashur për shqiptarët. 

Çdo dy vite, lokalet mbushen plot e përplot me tifozët që brohorasin për skuadrat e tyre të zemrës, në çdo Europian apo Botëror. Padyshim që nuk përjashtohen as personazhet e famshëm, e aq më pak politikanët. 

Këta të fundit duket se janë tifozët më “të flaktë” që mbrojnë me çdo kusht skuadrat e tyre në panelet e emisioneve të rastit. 

Nëse ende nuk e keni krijuar idenë se për kë po flasim, nisim me listën e politikanëve shqiptarët dhe skuadrave të tyre të zemrës.

 

 

Nisim me presidentin e vendit Ilir Metën, edhe pse tani bën bujë me mbështetjen që i jep skuadrës së Celtic, kreu i shtetit është tifoz me Holandën. Në pasionin e tij për “Tulipanët”, Metën e shoqëron edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Dhe sigurisht që padyshim që një nga tifozët më të mëdhënj të Holandës në vend është lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka kryer studimet universitare në atë shtet. Gjë që i ka ndikuar edhe në preferencat futbollistike. 

Edhe pse në një diferencë shumë të ngushtë me Gjermaninë, fansat më të shumtë në futboll i ka Italia. 

I pari është kryeministri  Edi Rama, i cili tregon se hapur pasionin e tij për Italinë dhe Juventusit. Duke qënë se për disa kohë ka jetuar në Francë, Rama ka mbështetur edhe “Gjelat” por pas “Jo-së” së negociatave nuk dihet nëse do të mbajë më të njëjtin qëndrim.

Edhe paraardhësi i tij Fatos Nano ka qënë një tifoz i flaktë me “Të kaltrit” duke marrë pas vetes shumë socialistë të tjerë si: Saimir Tahiri; Erion Braçe; Gramoz Ruçi; Pandeli Majko; Blerina Gjylameti dhe Bashkim Fino. Tifozë më Italinë janë edhe Bamir Topi, Jozefina Topalli dhe Alfred Moisiu. Tjetër emër është edhe ai i Ralf Gjonit. Me fjalët e tij jo me tonat, ai ka qarë kur Roberto Baxho ka humbur penalltinë e finales me Brazilin në 1994.

Politikanët e radhës janë ata më të radhët, duke zgjedhur skuadra me histori të madhe por jo shumë të dashura për shqiptarët, po flasim për tifozët e Anglisë, Brazilit dhe Spanjës. 

Tifozë me Anglinë janë:  Klajda Gjosha; Dashamir Shehi; Erion Veliaj; Blendi Klosi; Oerd Bylykbashi; Petri Vasili është tifoz me Brazilin ndërsa ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj bën tifo për Spanjën.

Për t’u bërë qejfin (edhe duhet pranuar që është realitet) më të shumtë janë tifozët me Gjermaninë. Të shumtë janë socialistët por nuk mungojnë as tifozët e kampit demokrat. 

“Të çmendur” pas “Panzerave” janë: Fatmir Xhafaj; Edmond Panariti, Luçiano Boçi, Edi Paloka; Albana Vokshi; Ditmir Bushati (Surprizë! Është edhe nga Shkodra); Astrit Patozi dhe më i dedikuari nga të gjithë Taulant Balla. Ky i fundit jo vetëm që është i dhënë pas Gjermanisë por edhe pas Baynerit të Munihut. Bëri bujë kur shkoi në stadium për të parë ndeshjen bashkë me gruan e tij, situatë të cilën e kaloi me batutën se po të kishte shkuar më të dashurën nuk do të kishte kaq impakt. Mëgjithatë Balla vërteton se është shumë ndikues pasi edhe djali i tij është po aq tifoz sa i ati pas “Panzerave.”

Tek e fundit të gjithë të lartpërmendurit e dinë përmendësh shprehjen se futbolli është  një lojë me 22 lojtarë ku në fund fiton gjithmonë Gjermania.

Më i fituari nga të gjithë është ish-kryeministri Sali Berisha. Përse? Për arsyen e thjeshtë se vetë “Doktori” e ka shprehur hapur se është gjithmonë me skuadrën fituese. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport politikanet dhe skuadrat e futbollit politikanet tifoze tifozet e futbollit politikanet dhe skuadrat e futbollit politikanet tifoze tifozet e futbollit

Sondazh

Poll