Sport

Luiza Gega na bën krenarë, fiton medalje bronzi në ‘Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore 2019’

22 Tetor 2019, 06:09 Nga DOSJA
Luiza Gega na bën krenarë, fiton medalje bronzi në

KINË- Në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po zhvillohen në Wahan të Kinës,  Luiza Gega ka fituar vendin e tretë. Në këtë garë Gega fitoi medaljen e bronxit me 3 mijë metra pengesa. Ndërsa vendin e dytë e ka zënë  sllovenia Mismas Marusa dhe medalja e artë shkoi për Katarin, që u përfaqësua nga Yavi Winfred.

Ekipi i Forcave të Armatosura u nis për në Kinë 7 ditë më parë dhe Flamuri kombëtar iu dorëzua nëntetares së Policisë Ushtarake, atletes kampione kombëtare Luiza Gega. Pjesë e këtyre lojërave janë edhe 9 efektivë të Forcave të Armatosura garuan edhe në mundje e xhudo.

Lojërat e 7-të Ushtarake Botërore, u hapën më 19 tetor nga Presidenti kinez Xi Jinping në qytetin kinez Wuhan. Gjatë 10 ditëve, 9.308 atletë ushtarakë nga 109 shtete anëtare të CISM do të garojnë në 27 disiplina në një rekord me 329 ngjarje sportive.

J.V/ E.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lojerat olimpike ushtarake boterore luiza gega vendi i trete lojerat olimpike ushtarake boterore luiza gega vendi i trete

Sondazh

Poll