Sport

“Duhet të bëja çdo gjë për të qenë futbollist”, rrëfehet sulmuesi i “Aston Vila”: U bëra baba 14 vjeç

19 Tetor 2019, 13:27 Nga DOSJA
“Duhet të bëja çdo gjë për të qenë

ANGLI- Sulmuesi i Aston Vilës, Wesley Moraes gjatë një interviste dhënë për “Sky Sport”, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

Moraes tregoi për momentin më të vështirë, ku ai u bë baba në moshën 14 vjeçare, gjë që i ndryshoi tërësisht jetën sulmuesit të Aston Vilës. Ai tregoi gjithashtu momentet e vështira kur i ati u nga jeta, kur futbollisti ishte vetëm 9 vjeç.

“U bëra baba për herë të parë kur isha vetëm 14-vjeç. Ishte e vështirë sepse përgjatë kësaj kohe unë duhet të luaja edhe futbollin profesionist. Duhet të punoja gjatë ditës dhe të shkoja në stërvitje në mbrëmje. E marr mamanë time çdo ditë pas stërvitje.

Ajo është gjithçka për mua, pasi babai ka ndërruar jetë kur unë isha vetëm 9-vjeç. Kur ndërroi jetë babai ishte e vështirë, mamaja ishte vetëm me mua dhe vëllezërit e mi. Ajo ka punuar shumë për ne dhe unë bëj gjithçka për të. Influenca më e madhe për futbollin ishte fëmija i parë. Duhet të bëja çdo gjë për t’u bërë futbollist”, ka thënë Wesely.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport sulmuesi i aston vila wesley moraes sulmuesi i aston vila wesley moraes

Sondazh

Poll