Sport

‘Ulërija dhe kërkoja që të ndalej’, ADN ‘kryqëzon’ Cristiano Ronaldon, përputhet gjurma për përdhunimin e modele

21 Tetor 2019, 12:04 Nga DOSJA
‘Ulërija dhe kërkoja që të ndalej’, ADN

ITALI– Pa as edhe më të voglin dyshim, Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të njohur e më të mirë të të gjitha kohrave. Por me çmimin e numrit 1, ka edhe shumë polemika.

E tillë ka qënë historia e përdhunimit me Kathryn Mayorga, e cila rrëfeu gjithë historinë për “Der Spiegel.”

Ajo tregoi se Ronaldo i kishte shkuar i zhveshur në banjon e hotelit ku po qëndronin bashkë. Pasi nisën të putheshin, portugezi i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie por 34-vjeçarja nuk kishte pranuar.

“Atëherë ai u acarua. Filloi të më bënte gjëra, të më prekte dhe unë thjesht largohesha e thoja “Jo”. M’u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si atëherë. Ai kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej. Ai më ka përdhunuar në anus, dhe më pas më pyeste nëse kisha dhimbje. Më pas Ronaldo me tha se është 99% djalë i mirë, por ai 1% e bënte që të kryente veprime të tilla,”-rrëfente ajo për Spiegelin.

Por fjalët ngushëlluese të futbollistit nuk e kanë penguar Mayorgan që të shkojë dhe të denoncojë, duke bërë që mjekët të marrin mostra ADN-je prej saj. Megjithatë ai nuk pranonte që të tregonte emrin e abuzuesit të saj.

Cristiano Ronaldo nuk u përball me akuza penale për incidentin por “The Sun” zbuloi se ADN-ja e tij është krahsuar me provat e gjetura vite më parë brenda trupit të Mayorga. Përfundimi: ADN-ja përputhet plotësisht.

Zonja Mayorga u takua me Ronaldon në klubin e natës në Las Vegas në vitin 2009. Sipas një videoje, ata po kërcenin në zonën VIP të klubit të natës “Rain”,  brenda “Palms Casino Resort” ku edhe punonte 25-vjeçarja, zonja Mayorga.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo kathryn mayorga perdhunimi i ronaldos cristiano ronaldo kathryn mayorga perdhunimi i ronaldos

Sondazh

Poll