Aktualitet

Qëllohet për vdekje me armë zjarri, 40-vjeçari shqiptar në Greqi

Sipas informacioneve deri më tani, një i moshuar ka qëlluar në kokë me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147. Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta.

15 Shtator 2023, 13:34 Nga r.ll
Qëllohet për vdekje me armë zjarri, 40-vjeçari shqiptar
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së ditës së sotme në Pire të Greqisë. Viktimë e ngjarjes së rëndë ka mbetur një 40-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve deri më tani, një i moshuar ka qëlluar në kokë me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147.

Sipas "Protothema",  viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari i armatosur ka “ngatërruar” shtëpinë e tij në rrugën Alkiviadou por më pas është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

 

vrasje ne greqi

Sondazh

Poll