Bota

“Kam frikë nga Albin Kurti”, Vuçiç flet hapur: Është tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi

22 Tetor 2019, 11:17 Nga DOSJA
“Kam frikë nga Albin Kurti”, Vuçiç flet hapur:

SERBI- Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Standart“, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë me dije se me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet ndjehet i frikësuar për ndikimin që mund të ketë në dialog. Sipas Vuçiç, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV-së janë tri herë më të këqija sesa të Haradinajt dhe Thaçit. “Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Gjatë kësaj interviste, vuçiç foli për një seri çështjesh që përfshijnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dialogun Prishtinë-Beograd. Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksandar vucic dialogu me serbine albin kurti aleksandar vucic dialogu me serbine

Sondazh

Poll