Politike

Shpëtim Idrizi: Në opozitë me kryeministrin, por përballë Belerit jam me Ramën

Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë.

14 Shtator 2023, 22:25 Nga I.A
Shpëtim Idrizi: Në opozitë me kryeministrin, por
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar çështjen e Fredi Belerit, për të cilën janë tensionuar edhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë.

“Kjo nuk përkthehet se jemi bërë me Ramën, se s’ka kuptim. Ne jemi në opozitë, Rama s’ka nevojë për ne sa të ketë opozitën kështu. Jashtë kontekstit më është marrë një deklarim më ka pyetur gazetarja më thotë për rastin Belerin që është një çështje e drejtësisë, kemi një deklarim të DASH që thotë t’ia lëmë drejtësisë ndërsa Greqia kërkon ta politizojë. Më pyet gazetari për rastin e Belerit: Greqia është e unifikuar, duket sikur Rama është i vetëm, ju më kë jeni? Përgjigja ime ka qenë, përballë Greqisë që nuk njeh ligjin e luftës me Shqipërinë, që nuk njeh çështjen çame, që nuk njeh Kosovën, përballë Fredi Belerit që është ia akuzuar për dy dëshmorët e atdheut, që thotë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, jam gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Jo me emër”, tha Idrizi.

shpëtim idrizi

Sondazh

Poll