Politike

“Rama të lëshon”, Veliaj: Nëse do ishte e vërtetë do isha një prej tyre, avokati si ai nuk ka

Veliaj ka theksuar se është turp që PS-ja të krahasohet me PD-në në raport me drejtësinë.

14 Shtator 2023, 21:24 Nga I.A

“Rama të lëshon”, Veliaj: Nëse do ishte e

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të PS-së. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Abc News, Veliaj ka theksuar se është turp që PS-ja të krahasohet me PD-në në raport me drejtësinë.

“Do ishte turp për ne që PS të krahasohej me PD-në e Saliut, sa i përket raportit me drejtësinëT’i thuash PS, ti i le njerëzit të arrestohet, po Saliu nuk e la atë të gardës, ky është kompliment. Të quhet vlerë që Saliu vrau në Bulevard dhe nuk e la të arrestohej po kjo është sjellje mesjetare, krenari është kjo e jona që nëse dikush ka një problem, s’ke pengesë nga ne, hetoje. Do ishte turp për ne që PS të krahasohej me PD-në e Saliut, ku të thuhej ja këta i mbajnë njerëzit, se edhe po vrave për partinë je i mbrojtur. Po vrave, apo po vodhe për partinë? E para, partia s’të ka kërkuar as të vrasësh as të vjedhësh nëse i bën këto me kokën tënde, do mbash përgjegjësi me kokën tënde.” tha Veliaj.

Po ashtu, Veliaj ka deklaruar se Rama nuk i lëshon njerëzit, pasi po të ishte ndryshe ai nuk do të konfirmohej nga kryesia. 

“Ja unë jam njëri prej tyre, ja ku jam unë 10 vjet. Pse do konfirmohesha unë nga kryesia. Pra, po të ishte Rama që i lëshon njerëzit, atëherë unë jam më jetëgjati. E kam filluar në 2013. Po të jetë Rama që lëshon njerëzit, unë do isha një prej tyre. Unë besoj që Edi është treguar shumë i drejtë dhe besoj që një njeri që i vë gjoksin njerëzve, kur kanë bërë reforma e kanë marrë përgjegjësi, avokati si Rama nuk bën kush në këtë vend. Nëse ka disa gjëra që ti më pas duhet t’i sqarosh më vete, pa dijeninë e kryeministrit unë nuk shoh asnjë problem. Rama do ishte problem nëse i thotë dikujt vrit tani për mua në bulevard. Kjo është e vetmja qeveri ku pas çdo proteste më shumë plagosen policë se protestues”, tha Veliaj.

erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll