Politike

"Prokuroria Felaj thyerjen e kafkës e quajti lëndim", nënkryetarja e Kuvendit: Mos u merr me familjen time, shih fëmijët e tu

Debati i radhës në Kuvend ishte mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt. Shkak për debatin është bërë lehtësimi i akuzave për fisin Rraja, të cilët dhunuan dy kushërinj të fisit Maja pak muaj më parë në Borizanë të Krujës.

14 Shtator 2023, 16:03 Nga r.ll
"Prokuroria Felaj thyerjen e kafkës e quajti lëndim",
sali berisha dhe ermonela felaj

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar vazhdimisht me debate. Debati i radhës ishte mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt. Shkak për debatin është bërë lehtësimi i akuzave për fisin Rraja, të cilët dhunuan dy kushërinj të fisit Maja pak muaj më parë në Borizanë të Krujës.

Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit e cilësoi nënkryetare si "prokurorja Felaj", pasi rrethi i ngushtë familjar i saj është i punësuar në masë në Prokurorinë e Tiranës, katër vetë, duke filluar që nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i është përgjigjur duke e akuzuar Berishën si gjuetar, ndërsa i sugjeroi atij që mos të merrej me familjen e saj.

“Konfliktin e interesit duhet ta kuptosh dhe pastaj të flasësh. Të marr fjalën kundër jush, më takon. Do e shfrytëzojë të drejtën që më jep. Mos u merr me familjarët, je bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Mos u merr me jetën e tyre dhe s’ja ke falur ti shkollën. Jo si fëmijët e tu.”, tha ajo.

sali berisha ermonela felaj

Sondazh

Poll