Politike

Betohen para Presidentit, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj marrin zyrtarisht detyrën si Ministra

Bashkë me Meten, është betuar gjithashtu edhe Delina Ibrahimaj, e cila mori postin e ri si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

14 Shtator 2023, 17:46 Nga I.A
Betohen para Presidentit, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj marrin zyrtarisht
Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ervin Mete, ministri i Financave është betuar pasditen e sotme në Presidencë për të marrë zyrtarisht detyrën. Bashkë me Meten, është betuar gjithashtu edhe Delina Ibrahimaj, e cila mori postin e ri si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Njoftimi i Presidencës:

Përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit: Zoti Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë; Zonja Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

ervin mete delina ibrahimaj

Sondazh

Poll