Aktualitet

Operacion anti-drogë në vend/ Përgjimet nisën 6 muaj më parë, mbi 112 të arrestuar vetëm në Tiranë,

Puna për finalizimin e këtij operacioni të shtrirë në gjithë vendin ka nisur rreth 6 muaj më parë, më përgjimin e përsonave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

14 Shtator 2023, 10:08 Nga r.ll
Operacion anti-drogë në vend/ Përgjimet nisën 6 muaj më
policia e tiranes

TIRANË- Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar gjatë natës në kryeqytet dhe në 7 qytete të tjera ka çuar në arrestimin e mbi 200 personave.

Puna për finalizimin e këtij operacioni të shtrirë në gjithë vendin ka nisur rreth 6 muaj më parë, më përgjimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Raportohet se në kryeqytet policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

Prokuroria ka lëshuar 120 urdhër-arreste, 112 prej tyre vetëm për Tiranën. Mësohet se janë ekzekutuar gati gjysma e këtyre urdhër-arresteve.

Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese. Raportohet se mes të arrestuarve, 5 janë gra dhe vajza. 

operacion antidrogë në shqipëri

Sondazh

Poll