Aktualitet

Operacioni anti-drogë në vend/ "Aksion" edhe në Korçë, 18 të arrestuar (EMRAT)

18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Qarkut të Korçës.

14 Shtator 2023, 08:39 Nga f.i
Operacioni anti-drogë në vend/ "Aksion" edhe në
foto ilustruese

KORÇË- Operacioni anti-drogë është shtrirë edhe në qytetin e Korçës. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Qarkut të Korçës. 

Raportohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Renato Musollari, Mario Kodra, Grisild Tabaku dhe Bernard Qelemeni.

Vendimi i gjykatës për masë sigurie “Arrest në burg”, është dhënë për shtetasit: Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.

Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: Leonard Dervishllari, Dhimiter Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo dhe Denis Potgorija.

Ndërkohë mbi 200 persona janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni, i cili ka nisur një ditë më parë. Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Korçë.

operacion antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll