Aktualitet

EMRAT- Ndalime edhe në Elbasan, në pranga 7 persona, 5 në kërkim, mes tyre edhe një Polic

Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

14 Shtator 2023, 08:43 Nga A.B
EMRAT- Ndalime edhe në Elbasan, në pranga 7 persona, 5 në
Policia

ELBASAN-Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit.

Sot është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 200 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

/Dosja.al

operacion antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll