Aktualitet

Durrës, Vlorë dhe Sarandë/ 75 të arrestuar nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen edhe armë zjarri

Policia ka sekuestruar edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri.

14 Shtator 2023, 09:12 Nga A.B
Durrës, Vlorë dhe Sarandë/ 75 të arrestuar nga operacioni
Policia

TIRANË- Megaoperacioni që u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë, ka vënë në pranga 20 persona në Durrës.

Ky operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.

Policia ka sekuestruar edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri. Ndërsa në qytetin e Sarandës janë vënë në pranga 5 persona.

Sot është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 200 persona gjatë një operacioni antidrogë në Shqipëri. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë./Dosja.al

operacion antidroge ne shqiperi

Sondazh

Poll