Aktualitet

Ministri grek sot në Tiranë, pritet të vizitojë në burg Fredi Belerin (Axhenda)

Më 15 shtator, Oikonomou pritet të vizitojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

14 Shtator 2023, 07:39 Nga A.B
Ministri grek sot në Tiranë, pritet të vizitojë në burg
Fredi Beleri dhe ministri grek

TIRANË- Ministeriali i Ministrave të Brendshëm do të vijnë në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou. 

Më 15 shtator, Oikonomou pritet të vizitojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Axhenda e Yannis Oikonomou sipas medieve greke

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Freddy Beleri

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Për çështjet e Belerit është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin të paligjshëm e politik. /Dosja.al

fredi beleri yannis oikonomou

Sondazh

Poll