Bota

Ditë historike për shqiptarët në Mal të Zi, nisin votimet për komunën e Tuzit (VIDEO)

3 Mars 2019, 10:15 Nga DOSJA
Ditë historike për shqiptarët në Mal të Zi, nisin

MAL I ZI- Dita e sotme është historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi. Në këtë komunë do të zhvillohen zgjedhjet lokale, nga ku për herë të parë shpresohet që të fitohen nga një shqiptar.

Deri më 1 shtator 2018, komuna e Tuzit nuk kishte një drejtues pasi bënte pjesë në Komunën e Podgoricës.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Tre partitë shqiptare: Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH, nënshkruan një marrëveshje më 30 janar 2019 në Tuz, për të marrë kështu maksimumin e votive. Ata kanë krijuar kështu “Forumin Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon” dhe mbajnë numrin 5.

Pikat e votimit janë hapur që në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Video nga Tuzi: 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni forumi shqiptar komuna e tuzit mal i zi malesia na bashkon zgjedhet vendore forumi shqiptar komuna e tuzit mal i zi malesia na bashkon zgjedhet vendore

Sondazh

Poll