Sport

Lotët e Richarlison, braziliani i Tottenham tregon se ka nevojë për ndihmë psikologjike

Sulmuesi i Tottenham rrëfen problemet e tij: “Njerëzit që e kishin syrin vetëm te paratë e mia”

13 Shtator 2023, 11:58 Nga DOSJA
Lotët e Richarlison, braziliani i Tottenham tregon se ka nevojë

BRAZIL - Në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës të shtunën e kaluar, më 9 shtator, të gjithë i bënë vetes të njëjtën pyetje: çfarë nuk shkon me Richarlison? Kjo pasi sulmuesi nuk po kalon një moment të mirë, as në kombëtare, as në klub.

Brazili mposhti Bolivinë 5-1 në debutimin e Fernando Diniz si trajner, kështu që me sa duket duhet të ishte një moment i lumtur për lojtarët brazilianë, por kjo nuk ishte e tillë për të gjithë. Sulmuesi i Tottenham u kap nga kamerat duke qarë në pankinë, pasi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Nuk ishte vetëm mungesa e golave ​​në mendjen e Richarlison muajt e fundit, lotët gjatë ndeshjes kundër Bolivisë, ngritën shqetësimin e tifozëve dhe filloi të qarkullonte ideja se diçka nuk shkonte.

Siç raporton gazeta braziliane 'Globo Esporte', sulmuesit iu desh të kalonte një sërë fatkeqësish jashtë fushës së lojës, "Kam kaluar një kohë të trazuar në pesë muajt e fundit jashtë fushës. Tani gjërat janë mirë në shtëpi. Njerëzit që i kishin sytë vetëm te paratë e mia u larguan nga unë,"- rrëfeu lojtari.

Ai ka dashur të flasë edhe për atë që i pret e ardhmja e afërt: "Do të kthehem në Angli, do të kërkoj ndihmë psikologjike për të punuar me mendjen time. Kjo është e gjitha, po kthehem më i fortë. Mendoj se do të jem në thirrjen tjetër, do të punoj për këtë. Ka të bëjë me marrjen e një serie të mirë në Tottenham, këtë javë do të ulem dhe do të flas me ta, kam nevojë për një seri të mirë, të futemi në ritmin e lojës dhe të arrijmë mirë këtu”, shpjegoi lojtari.

Por ai pranoi se momentet më të vështira tashmë kanë përfunduar, "tash gjërat do të fillojnë të rrjedhin, jam i sigurt se do të kem një ecuri të mirë në Tottenham dhe do t'i bëj gjërat të ndodhin përsëri, stuhia tashmë ka kaluar",- përfundoi lojtari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll