U betua sot në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë Koçiu: Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi
Albana Kociu TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për herë që parë që nga...
Ceremonitë përkujtimore nisën në varrezat e Dëshmorëve, ku familjarë të zotit Hajdari, deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë ish Kryeministrin Sali Berisha, si dhe përfaqësues të grupimit “Dhjetor ‘90”, kryen homazhe pranë varrit të tij.
TIRANË- Në Shqipëri u përkujtua sot 25 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej ish figurave kryesore të udhëheqjes së lëvizjes studentore në dhjetor të vitit 1990, e cila hapi rrugën për rrëzimin e regjimit komunist në vend dhe shpalljen e pluralizmit politik.
Ceremonitë përkujtimore nisën në varrezat e Dëshmorëve, ku familjarë të zotit Hajdari, deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë ish Kryeministrin Sali Berisha, si dhe përfaqësues të grupimit “Dhjetor ‘90”, kryen homazhe pranë varrit të tij.
Një tjetër ceremoni, u mbajt më pas në memorialin e ngritur pranë ish selisë së Partisë Demokratike, në vendin ku zoti Hajdari dhe truproja e tij Besim Çerja mbetën të vrarë në një atentat.
Për ish Kryeministrin Berisha, zoti Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë së vendit, pasi siç u shpreh ai, “asnjë shqiptar si individ nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët për lirinë e shqiptarëve”.
Ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha, në një postim në Facebook, shkruajti se “kurajo, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoq të Azem Hajdarit”.
Nga ana e saj, e bija, ish deputetja demokrate Rudina Hajdari, duke ju referuar dhe zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike, tha se i ati i saj kishte qenë “një figurë unifikuese që do të kishte bërë gjithshka për ta mbajtur të bashkuar partinë”.
Marrë nga VOA
Albana Kociu TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për herë që parë që nga...
Flutura Açka TIRANË- Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si kryetare e komisionit të Edukimit....
Ilirjan Celibashi KUKËS- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme që...
Igli Hasani dhe Olta Xhaçka TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore në...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet e organizuara te m...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat e 102 apartamenteve për banorët ne Marikaj, që humbën ...
Spartak Braho TIRANË- Një orë ka zgjatur takimi i ish-deputetit të PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho, brenda ambienteve të...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagës për ...
Endrit Shabani TIRANË- Nisma "Thurje" ka denoncuar ditën e sotme në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtar&e...