Politike

'Ligjet'/ Xhafaj kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses: S’mund të marrin më shumë sesa ata të GJKKO

Xhafaj tha se është pro rritjes së pagave, por sipas tij kjo duhet të ndodhë brenda një logjike.

12 Shtator 2023, 11:42 Nga A.B
'Ligjet'/ Xhafaj kundër rritjes së pagës së
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagës për gjyqtarët e Kushtetuese, për sa kohë rroga e tyre është me lartë sesa ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK e GJKKO. Gjatë komisionit të Ligjeve, aty ku u diskutua për disa shtesa që lidhen me rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Xhafaj tha se është pro rritjes së pagave, por sipas tij kjo duhet të ndodhë brenda një logjike.

PJESË NGA DEKLARATA:

“Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.

Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.

fatmir xhafaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll