Politike

U betua sot në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë Koçiu: Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi

Po ashtu ajo ka theksuar se do të përkushtohet që ndryshimet në këtë sektor të jenë jetike për qytetarët. 

12 Shtator 2023, 18:11 Nga I.A
U betua sot në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë
Albana Kociu

TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për herë që parë që nga marrja e detyrës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka deklaruar se është e vetëdijshme për sfidat që ky detyre ka. Po ashtu ajo ka theksuar se do të përkushtohet që ndryshimet në këtë sektor të jenë jetike për qytetarët. 

Postimi i Plotë:

Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t'i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët. Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t'i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore

albana kociu

Sondazh

Poll