Politike

Rama dorëzon çelësat e 102 apartamenteve të reja në Marikaj, s'i kursen bautat me banorët: Me të tjerët kishit marrë ‘Noc Rrokun’

Duke biseduar me banorët Rama i pyeti nëse dikush prej tyre nuk kishte besim tek qeveria e tij.

12 Shtator 2023, 12:36 Nga a.l
Rama dorëzon çelësat e 102 apartamenteve të reja në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat e 102 apartamenteve për banorët ne Marikaj, që humbën shtëpitë nga tërmeti.

“Pas një sage të hatashme në xhunglën e mbivendosjeve e falsifikimeve hipotekore, u hap më në fund rruga e Rindërtimit dhe dorëzuam sot çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja për banorët që humbën strehën nga tërmeti”, shkruan Rama.

Duke biseduar me banorët Rama i pyeti nëse dikush prej tyre nuk kishte besim tek qeveria e tij, ndërsa nuk i kurseu batutat me ta.

“Tek ju kemi nuk humb besimi, tek të tjerët po”, u shpreh një prej banorëve.

“Me të tjerët kishit marrë ‘Noc Rrokun’ po…”, ia ktheu Rama.

edi rama

Sondazh

Poll