Politike

Flutura Açka jep dorëheqjen si kryetare e komisionit të Edukimit: Ndjej fyerje që jam marrë me persona që s'kanë minimumin njerëzor

Ajo ka theksuar se i ka dhënë kryetarit të partisë dorëheqjen e saj nga ky post dhe po pret aprovimin.  

12 Shtator 2023, 17:57 Nga I.A
Flutura Açka jep dorëheqjen si kryetare e komisionit të
Flutura Açka

TIRANË- Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si kryetare e komisionit të Edukimit. Gjatë mbvledhjes së sotme, Açka ka deklaruar se ndjen fyerje dhe turp që ka pasur të bëj me disa njerëz në atë komision, të cilët nuk kanë minimumin njerëzor, sipas saj. Ajo ka theksuar se i ka dhënë kryetarit të partisë dorëheqjen e saj nga ky post dhe po pret aprovimin.  

“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju. Unë i kam kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilën nuk kanë minimum njerëzor. Dorëheqja nuk më është aprovuar dhe jam duke pritur”, tha Açka.

Para Açkës, nga ky komision është dorëhequr edhe nënkryetari Petro Koçi. Ndërkohë që në ditët të vijim pritet që të bëhen dhe zëvendësimet.

flutura açka petro koçi

Sondazh

Poll