Aktualitet

Dhunohet me sende të forta 78-vjeçari në Durrës, autore nënë e bijë

Të dyja janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

12 Shtator 2023, 11:09 Nga A.B
Dhunohet me sende të forta 78-vjeçari në Durrës, autore
Policia

DURRËS- Një grua 53-vjeçe dhe vajza e saj 27-vjeçe në Durrës kanë goditur me shkop fqinjin e tyre të moshuar. Policia bën me dije se të dyja janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar"

dhunohet i moshuari ne durres durres

Sondazh

Poll